Franca kualifikohet me pikë të plota, e ndjek Anglia

Tre nga tre ndeshjet! Franca ka arritur të mposhtë Holandën me rezultatin 5-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D duke siguruar kualifikimin me pikë të plota për në çerenfinale të Europianit të Femrave që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
Për francezet golat u shënuan nga Toletti 22′, Katoto 61′, D. Cascarino 64′, 67′ dhe Karchaoui 90’+2 (p). Për holandezet shënuan Pelova 26′ dhe Bacha 41′ (autogol).
Një kualifikimin me stil falë dhe Delphine Cascarino, e cila shënoi dy herë, asistoi një gol dhe shkëlqeu me driblimet e saj. Sulmuesja e Lyon udhëhoqi rikthimin pasi Les Bleues ishin në disavantazh 2-1 në pjesën e parë, duke çuar në një fitore të jashtëzakonshme për ekipin që tani ka mposhtur dy kampionët e fundit të EURO-s për femra.
Në sfidën tjetër të grupit, Anglia ka arritur një fitore tenistike, 6-1 përballë Uellsit duke u kualifikuar si e dyta e grupit(me 6 pikë). Golat për anglezet u shënuan nga Stanway 13′ (p), Toone 21′, Hemp 30′, Russo 44′, Mead 72′ dhe Beever-Jones 89′. Për uellsianet golin e vetëm e shënoi Cain 76′.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




