Rama vizitë në Bavari, pritet Söderi: Kemi ndërtuar marrëdhënie të veçantë partneriteti

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama është pritur në Bavari nga kryeministri i landit, Markus Söder. Pas këtij takimi Rama ka shpërndarë edhe pamjet nga pritja që i ka bërë kryeministri i landit të Bavarisë.

Pamjet e takimit Rama i ka shoqëruar edhe me vlerësimin për Markus Soderin, të cilin e cilëson si “mik të çmuar”, dhe me të cilin është ndërtuar një partneritet i veçantë mes Shqipërisë dhe Bavarisë.

  • “Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë,” shkroi Rama në rrjetin social.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme