Sot seanca e 47-të, ambasadori francez thirrje politikës për kompromis dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pak orë para përpjekjes së 47-të të deputetëve për konstituimin e legjislaturës së 9-të, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u është drejtuar me një thirrje subjekteve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë të mundur arritjen e një konsensusi për konsitumin e Kuvendit.
“Më lejoni që me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e kuvendit dhe një qeverie të mbështetur nga ky Kuvend”, tha ambasadori në fjalën e tij gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë me rastin e Festës Kombëtare Franceze më 14 korrik.
Sipas ambasadorit, ngërçi i krijuar në Kosovë, po vështirëson punën për nënshkrimin dhe ratifikimin e projekteve mes dy vendeve.
Ambasadori vuri theksin edhe te rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat.
“Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare”, deklaroi ai.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të martë (15 korrik) seancën e 47-të në përpjekje për konstitumin e legjislaturës së nëntë. Kujtojmë se në fund të muajit qershor, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj la 30 ditë afat për arritjen e një konsensusi për konstitumin e Kuvendit, ndërsa subjektet politike akuzojnë njëra-tjetrën për ngërçin e krijuar
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




