Merkato/ Liverpool refuzon 67.5 mln euro për Luis Diaz

Bayern i Mynihut është në kërkim të një sulmuesi të majtë dhe me sa duket mendon se Luis Diaz është profili i duhur. Para pak minutash në Angli kanë raportuar se ekipi nga “Anfield Road” i ka refuzuar Bayern-it të Mynihut ofertën e parë të bërë për shërbimet e sulmuesit nga Kolumbia.
Sipas medieve britanike Liverpool ka refuzuar 67.5 mln euro pasi vlerëson lojtarin mbi 100 milionë euro. Deri më tani është kuptuar se Diaz i ka bërë të qartë ekipit britanik se kërkon që të ndryshojë ambient ndërsa sa i përket destinacionit ende nuk dihet pasi si Mynihu dhe Barcelona pëlqehen prej tij.
Bayern nuk ka akord me lojtarin edhe pse në Mynih janë të bindur se gjuha e përbashkët me lojtarin nuk do të jetë e vështirë që të gjendet. Për momentin drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm se më të vështira d të jenë bisedimet me Liverpool.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




