Emanuele Ndoj bashkohet me Ascolin

Futboll Bota | 1 vit më parë

Mesfusha e Ascolit është pasuruar me përvojë, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Ndoj, i cili sapo ka mbaruar një sezon me Latina-n, ku luajti 25 ndeshje dhe shënoi një gol.

Kjo është deklarata e klubit: “Ascoli njofton blerjen e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026, me një opsion për ta vazhduar”.

I lindur në Catania më 20 nëntor 1996, me shtetësi të dyfishtë italiane dhe shqiptare, ai është një lojtar me përvojë me 126 paraqitje në Serie B për Brescia dhe Cosenza dhe 18 në Serie A në sezonin 2019/20.

Ai kaloi tetë sezone te Brescia (përfshirë një periudhë të shkurtër në Cosenza), ku fitoi ngjitjen në Serie A në vitin 2019. Në Serie C, ai ka luajtur për Catania, ku arriti në playoff, dhe Latina në dy sezonet e fundit.

Ka luajtur për ekinpin Shpresa të Shqipërisë derisa arriti në ekipin Kombëtar A, të trajnuar nga Christian Panucci, 6 paraqitje në total”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme