Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona

Qytetarëve rusë dhe bjellorusë do t’u ndalohet të blejnë prona në Finlandë, është njoftuar nga autoritetet e atjeshme.
Që prej 15 korrikut, ka hyrë në fuqi një ligj i ri finlandez që u ndalon qytetarëve rusë dhe bjellorusë blerjen e pasurive të paluajtshme.
Ndalimi, i cili hyri në fuqi dje, është pjesë e përpjekjeve të Finlandës për të forcuar sigurinë e saj kombëtare.
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, e përshkroi këtë veprim si një “reformë të rëndësishme që u la pa u bërë për një kohë shumë të gjatë”.
“Kur fillova në ministrinë e Mbrojtjes, e konsiderova këtë një mangësi dhe fillova përgatitjet për transaksionin e pronës rreth dy vjet më parë”, shkroi ai në X.
Ai vazhdoi duke thënë se ky veprim kishte të bënte me “forcimin e sigurisë së Finlandës”, dhe “përgatitjen për të gjitha mjetet e ndikimit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




