Conference League, ndeshje vendimtare për Partizanin dhe Vllazninë

Conference League | 1 vit më parë

Partizani dhe Vllaznia do të luajnë sot ndeshjet e dyta dhe vendimtare për kualifikimin në UEFA Conference League.

“Të kuqtë” do të përballen me estonezët e Kalju në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Skuadra e Skënder Gegës vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 në transfertën estoneze dhe do të kërkojë kualifikimin në Tiranë. Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”, teksa biletat për të gjithë të interesuarit shiten online në ebileta.al .

Për Vllazninë, misioni i kualifikimit është më i vështirë, por jo i pamundur. Kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Letonisë me synimin për të përmbysur disfatën e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena” (0-1) dhe për të arritur kualifikimin në raundin e dytë.

Ndeshja BFC Daugavpils – Vllaznia luhet sot në stadiumin LNK Sporta Parks në Riga, në orën 17:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme