“Soccer” apo “football”, Trump i jep fund debatit me një… dekret

“Soccer” apo “football”… Botërori i Klubeve i organizuar në SHBA dhe shoqëria e ngushtë me Gianni Infantino-n mund të kenë mjaftuar për të bindur Donald J. Trump për të bërë diçka në zgjidhjen e kësaj dileme që prek lojën më popullore në glob.
Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës futbolli përdoret si term për të përshkruar atë që në pjesën tjetër të globit e njohim si futbolli amerikan. Lojën më popullore në glob amerikanët e konsiderojnë ende “Soccer”.
“Po mendoj që të bëj një dekret sipas të cilit ‘Soccer’ do të zëvendësohet nga fjala ‘football’. Mendoj se mund ta bëj një gjë të tillë”, tha Donald J. Trump për mikrofonët e DAZN.
“Soccer” për momentin nuk është mes pesë sporteve më popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. American football (NFL), basketball (NBA), baseball (MLB), boksi, hokej në akull (NHL) dhe madje edhe football në kolegje janë disiplina më të ndjekura se Major League Soccer e famshme amerikane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




