Operohet Bellingham, anglezi do të mungojë për 3 muaj

Reali i Madridit do të nisë sezonin e ri me një mungesë të rëndësishme. Klubi spanjoll njoftoi se Jude Bellingham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e majtë, pas një shqetësimi me të cilin ka jetuar prej disa vitesh.
Mesfushori anglez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër dhe, sipas klubit, procedura ishte “një sukses i plotë”.
Sipas shtypit spanjoll, koha e rikuperimit të Bellingham vlerësohet të jetë afërsisht tre muaj. Në fakt, organizatori anglez rrezikon të humbasë të gjithë gjysmën e parë të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




