Institut për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, Rama: I pari në rajon. Manja: Do formohen dhe shkollohen

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në Mëzez në kryeqytet po ngrihet Instituti i ri për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, e cila sipas kreut të qeverisë është qendra e parë e këtij lloji në rajon dhe e dyta në Europë, pas Francës nga ku është marrë edhe ky model.

I pranishëm në inspektimin e punimeve, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se kjo do të jetë një “qendër multifunksionale edukimi sepse është e vetmja në llojin e vet në rajon, madje në Europë e ka vetëm Franca. Është replikimi i modelit të shkollës gjyqësorë franceze”.

Manja theksoi se ky institut synon që të shkollojë dhe formojë të miturit në konflikt me ligjin të cilët të ecin me të njëjtin hap me bashkëmoshatarët e tyre, dhe më pas të integrohen në shoqëri.

“Ky është një institut që të miturit në konflikt me ligjin, do të vijnë të shkollohen, të formohen njëlloj si bashkëmoshatarët  e tyre dhe në fund do të pajisen edhe me diploma përkatëse dhe do të jenë gati për t’ia dhënë shoqërisë këta të mitur.

Kështu që duhet parë në këtë këndvështrim, edhe mjedisi edhe ambienti që do të ndërtohen do të duhen të jenë në harmoni me njëra-tjetrën”, u shpreh Manja gjatë inspektimit të punimeve të qendrës së edukimit që do të ngrihet në Mëzez në kryeqytet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme