Moment i artë për Asanin, sulmuesi kuqezi shënon sërish në kampionatin korean

Futboll Bota | 1 vit më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptar, Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Korenë e Jugut me skuadrën e Guangjusë.

30-vjeçari ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke realizuar golin e 7-të sezonal. Asani ka kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij në transfertën përballë Suon, por më pas vendasit kanë shënuar 2 gola dhe kanë fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.

Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për të tretën ndeshje radhazi në kampionat. Sulmuesi po kalon një moment të mirë, pasi po luan rregullisht dhe po shënon javë pas jave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme