Izraeli i kërkon SHBA-së zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza: Etiopia, Indonezia dhe Libia, të gatshëm t’i pranojnë

Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.
Sipas mediave amerikane dhe atyre izraelite, të cilat përmendin dy burime të afërt me këtë çështje, theksojnë se Barnea i tha të Dërguarit Special të SHBA Steve Witkoff se Etiopia, Indonezia dhe Libia kanë treguar gatishmëri për të marrë palestinezët nga Gaza, dhe se Uashingtoni duhet të ofrojë “stimuj” dhe të nxitë ato vende që të bien dakord për zhvendosjen e palestinezëve.
Sidoqoftë, Witkoff nuk ka treguar shumë gatishmëri për këtë çështje, transmetojnë mediat amerikane
Gjithashtu, zyrtarët amerikanë thonë se Shtëpia e Bardhë nuk është e prirur të transferojë palestinezët nga Gaza mes valës së kundërshtimeve që vijnë nga vendet arabe.
Përpjekjet izraelite vijnë disa muaj pasi Presidenti amerikan Donald Trump propozoi që të gjithë banorët e Gazës të zhvendosen ndërsa Rripi të rindërtohet.
Nga ana e tyre, vendet arabe dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore kundërshtuan me forcë idenë, ndërsa Netanyahu dhe koalicioni i tij e mbështetën me entuziazëm atë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



