Netanyahu telefonatë me Papa Leonin pasi u godit kisha e vetme katolike në Gaza! Fton Atin e Shenjtë në Izrael

Botë | 1 vit më parë

Udhëheqësit më të lartë të kishave në Jerusalem hynë të premten në Gazë në një vizitë të rrallë solidariteti, një ditë pasi një predhë izraelite goditi kishën e vetme katolike atje, duke vrarë tre persona.

Sulmi është dënuar nga shumë udhëheqës botërorë dhe figura fetare.

Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi pasditen e së premtes një bisedë telefonike me Papën Leone e 14-të, të cilit i bëri një ftesë zyrtare për të vizituar Izraelin. Lajmi u bë i ditur nga media izraelite, duke cituar burime zyrtare që e përshkruajnë komunikimin si të ngrohtë dhe të fokusuar në çështje humanitare dhe të sigurisë.

Sipas mediave, Netanyahu e ka informuar Atin e Shenjtë për zhvillimet e fundit rreth negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës. “Jemi pranë një marrëveshjeje,” citohet të ketë thënë ai, duke nënvizuar se bisedimet me ndërmjetësit ndërkombëtarë janë në një fazë të avancuar dhe se së shpejti mund të ketë një marrëveshje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme