Condoleezza Rice: Presioni i Trump ndaj Putinit, pikë kthese në politikën e SHBA-së për Ukrainën

Ish-Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ka deklaruar se ultimatumi i presidentit amerikan Donald Trump mbi Rusinë është një pikë kthese në përpjekjet e paqes rreth luftës mbi tre-vjeçare në Ukrainë.
“Java e kaluar ishte një pikë kthese”, tha ajo gjatë një paneli të moderuar nga Andrea Mitchell i NBC në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.
“Mendoj se lajmi më i mirë që ne mund t’i jepnim popullit ukrainas është se SHBA dhe Evropa më në fund janë rreshtuar rreth idesë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ndalet me fjalë”, theksoi Rajs, ndërsa shtoi se “ai do të ndalet vetëm nëse beson se nuk mund të shkojë më tej, por ai s’duhet të shkojë më tej. ”
Qëndrimi i Rice vjen disa ditë pasi Trump tha se SHBA do të impononte sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse Kremlini nuk do të pajtohej me armëpushim me Ukrainën brenda 50 ditëve.
Gjithashtu, ai theksoi tregoi se një tarifë “sekondare ” — deri në 100 për qind — mund të shtohej më pas dhe do të synonte kombet që importonin naftë dhe gaz nga Moska.
“Ne jemi shumë, shumë të pakënaqur me Rusinë dhe do të vendosim tarifa shumë të rënda nëse nuk kemi një marrëveshje në rreth 50 ditë, ” tha Trump në 14 korrik gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Zyrën Ovale.
Gjatë panelit Rice tha se zbatimi i sanksioneve dytësore mund të ishte i vështirë — duke treguar aleatët rusë si Kina dhe India — por tha se Kremlini ka të ngjarë të ndiejë akoma dhimbje.
Me gjithë ultimatumin e fundit të Donald Trump, Rusia nuk ka treguar shenja të ngadalësimit të saj të operacioni ushtarak.
Administrata Trump në fillim të këtij muaji ra dakord të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, në mënyrë që të mbrohet kundër sulmit rus.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




