Pas 64 vitesh Milani i jep shiritin e kapitenit një të… huaji

Itali | 1 vit më parë

Milani i ka dhënë një sinjal të qartë Mike Maignan sa i përket të ardhmes. Edhe pse portieri francez ishte shumë pranë largimit, pasi transferimi i tij në Londër te Chelsea dështoi për shkak se Milani kërkonte më shumë se 19 milionë eurot e ofruara, strategjitë në merkato kanë ndryshuar shumë.

Drejtuesit e Milanit kanë “graduar” Mike Maignan si kapiten të kuqezinjve. Ky vendim ka shumë kuptim sa i përket strategjisë së klubit për merkaton pasi me një hap si ky praktikisht ka hequr nga “tregu” portierin, por nga ana tjetër kemi të bëjmë edhe me një ndryshim të madh sa i përket filozofisë së klubit.

Ky fakt është historik pasi Milani nuk ka pasur një kapiten të huaj për 64 vite me radhë. I fundit ka qenë Niels Liedholm në vitin 1961. Që atëherë, liderët e kuqezinjve të caktuar në fillim të sezonit kanë qenë gjithmonë italianë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme