Europa League, një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë sfidën Anderlecht-Hacken

Sport | 1 vit më parë

UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet e para të turit të dytë të Europa League. Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Anderlecht-Hacken, që do të luhet në 24 korrik në orën 20:00 në Bruksel.

Eldorjan Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj asistentët e tij. Erjon Bastari do të jetë gjyqtar i katërt, Kreshnik Bajramaj do të jetë arbitri i VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj asistent i VAR.

Prezenca e gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s tashmë është kthyer në diçka normale, pasi çdo javë ka arbitra shqiptarë që vendosin drejtësi në sfidat europiane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme