Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur nën akuzën e pastrimit të parave

Biznesmeni Elman Abdule është marrë zyrtarisht i pandehur. Ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të martë (22 korrik) ku iu komunikua akuza e pastrimit të parave. Abdule ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet t’i komunikohet akuza edhe kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, në ambientet e Bashkisë së Tiranës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në kuadër të këtij hetimi, edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, është marrë e pandehur, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




