Juventusi zyrtarizon Conceiçaon

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e Francisco Conceiçao nga Porto. Sulmuesi portugez është blerë përgjithmonë për 30.4 milionë euro plus 1.6 milionë euro në bonuse. Bardhezinjtë vendosën të paguajnë më shumë se klauzola e lirimit për të rinegociuar kushtet dhe për ta paguar lojtarin në katër këste.
Lojtari i lindur në vitin 2002 ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, që vlen deri më 30 qershor 2030. Në profilin X të Juventusit, Conceiçao tha: “Përshëndetje bardhezinj, jam i kënaqur që qëndroj këtu. Mezi pres të filloj sezonin e ri”.
Në sezonin 2024/25, Francisco Conceiçao u bëri përshtypje të gjithëve si i huazuar te Juventusi, duke bërë 40 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste. Këto shifra mbresëlënëse i bindën bardhezinjtë të vazhdonin të investonin tek ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




