Allegri debuton me humbje, Arsenali mposht Milanin në Singapor

Futboll Bota | 1 vit më parë

Milani është mundur nga Arsenali me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, të luajtur në Singapor. Një gol i Saka në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide.

Allegri në debutimin sezonal me kuqezinjtë luajti me formacionin 3-5-1-1 me Pulisic në mbështetje të Leao. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola 0-0, por londinezët ishin më kërkues, duke rrezikuar me Nwaneri.

Arsenali kishte mundësi për të shënuar edhe golin e dytë, por portieri Torriani ruajti të paprekur portën e Milanit. Mbyllet 1-0 për Arsenalin kjo miqësore luksi e luajtur në Singapor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme