Rehabilitimi i sistemit të kullimit – Bashkia Shkodër po kryen një proces të domosdoshëm

Sociale | 1 vit më parë

Bordi i Kullimit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, po vijon punën për pastrimin e kanaleve të kullimit në zona të ndryshme të territorit. Aktualisht puna është përqendruar në kanalin që kalon në segmentin Trush-Ura e Gjo Lulit, që përshkon një pjesë të madhe të fushës së Nënshkodrës.

“Po punohet në një prej arterieve kryesore në fushën e Trushit dhe është një kanal rreth 11 km”, u shpreh Muhamet Muca, Përgjegjës i Shërbimeve në Drejtorinë e Bujqësisë Shkodër.

Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar qarkullimin e ujërave të tepërta, për të shmangur përmbytjet dhe për të garantuar mbrojtjen e tokave bujqësore, shprehet përgjegjësi i shërbimeve në Drejtorinë e Bujqësisë në Shkodër Muhamet Muca.

“Programi i pastrimit të kanalit është një program i vazhdueshëm”, tha ai.

Ndërhyrjet po kryhen me mjete të specializuara dhe pritet të përfshijnë një sipërfaqe të gjerë, me qëllim rritjen e efikasitetit të rrjetit kullues dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme