Reali, 115 milionë euro për Rodrin

Mesfushori i City-t, Rodri, pas një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar, është rikthyer në rolin kryesor të mesfushës së Guardiolës. Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe aktualisht nuk ka negociata për ta zgjatur atë.
Dhe kjo është arsyeja pse, sipas The Sun, Real Madridi i Xabi Alonsos po përgatit një ofertë për ish-mesfushorin e Atlético-s. Oferta thuhet se është marramendëse: 115 milionë euro për të sjellë një tjetër fitues të Topit të Artë në Madrid dhe për t’i besuar atij trashëgiminë komplekse të dyshes Kroos-Modric.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




