Legjenda e wrestling, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare

Sport | 1 vit më parë

Hulk Hogan ka vdekur në moshën 71 vjeç, raporton TMZ, duke specifikuar se legjenda e wrestling u gjet në shtëpinë e tij në Florida. Mjekët përcaktuan se ai pësoi arrest kardiak. I konsideruar si një nga ikonat më të mëdha të wrestling të të gjitha kohërave, Hogan përcaktoi një epokë me karizmën e tij, fizikun imponues dhe aftësinë për të kapur imagjinatën e miliona tifozëve në të gjithë botën. Karriera e tij, e cila zgjati dekada, e transformoi ërestling nga një fenomen i veçantë në një spektakël global.

Lajmi për vdekjen e tij vjen vetëm disa javë pasi gruaja e tij, Sky Bollea, tha se zemra e burrit të saj ishte “e fortë” dhe i hodhi poshtë thashethemet për gjendje kome si të pabaza, duke shpjeguar se ish-mundësi po shërohej nga një operacion në qafë që iu nënshtrua në maj. E njëjta faqe kishte raportuar më parë se Hogan ishte pranë vdekjes, një raport i hedhur poshtë më vonë si pasojë e komplikacioneve pas operacionit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme