Vladimir Iviç kërkon me ngulm Ramadanin, Al-Ain mbush arakat e Leçes

Ylber Ramadani edhe pse konsiderohet si një lojtar kyç për ekipin e Leçe-s mund të largohet gjatë merkatos së verës. Klubi salentin po përgatitet për të marrë një ofertë të rëndësishme për shërbimet e 29-vjeçarit, i cili është në krye të listës së dëshirave të teknikut të klubit Al-Ain.
Vladimir Iviç ka kthyer në prioritet të merkatos së verës blerjen e Ylber Ramadanit. Kjo pistë nuk është e re për klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi për lojtarin është informuar edhe gjatë muajit janar.
Kundër shitjes së Ramadanit është trajneri i Leçe-s, Di Francesco, i cili ka vetëm dy lojtarë në skuadër që mund të luajnë para mbrojtjes. Bëhet fjalë për francezin Pierret dhe shqiptarin Ramadani. Trajneri italian nuk është në favor të shitjes së asnjërit, por nëse klubi i Leçe-s merr një ofertë të majme për shqiptarin atëherë transferimi do të kryhej.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




