Elbasan – 8 persona të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, mes tyre shtetas kinezë dhe brazilianë

Tetë persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Shame”, pasi akuzohen se kishin krijuar një rrjet prostitucioni në Elbasan. Të arrestuarit janë shtetas kinezë, brazilianë dhe shqiptarë. Prostitucioni zhvillohet në dy apartamente, që ishin marrë me qira nga dy shtetas kinezë.
Shtetasit K. Ch., 44 vjeç dhe R. C., 38 vjeç, të dy kinezë, u arrestuan për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në bashkëpunim. Përveç tyre, u arrestuan edhe tri shtetase, dy kineze dhe një braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe për akuzën e “Prostitucionit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, janë arrestuar edhe tre shtetas shqiptarë: A. P., 38 vjeç, L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale të “Prostitucionit”. Të arrestuarit shqiptarë ishin të përfshirë në promovimin dhe organizimin e aktivitetit të paligjshëm.
Policia ka sekuestruar një sasi parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime dhe vula të dyshuara false, si dhe 10 celularë që mund të shërbejnë si prova për hetimet e mëtejshme. Po ashtu, janë proceduar penalisht pronarët e dy apartamenteve, A. V., 46 vjeç dhe B. H., 36 vjeçe, dhe sanitarja O. T., 19 vjeçe, për “Mbajtjen e ambienteve për prostitucion”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




