Greqia ne flakë, në Evia situata kritike, guvernatori: Po luftojmë një betejë që shkon përtej kufijve njerëzorë

Zona të tëra të Greqisë janë përfshirë nga flakët, ku situata më kritike paraqitet në Evia, Kythira dhe Drosopigi në Atikë.
Në Evia, flakët kanë djegur edhe mjetet zjarrfikëse, ndërsa kushtet në të cilat po operojnë forcat zjarrfikëse konsiderohen si jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të tymit të dendur dhe dukshmërisë në minimum.
Në disa raste, avionët dhe helikopterët nuk mund të arrijnë frontet e zjarrit, për shkak të intensitetit të tymit. Shumë objekte të prodhimit bujqësorë tashmë janë djegur, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të mbajtur flakët larg zonave të banuara.
Sipas Guvernatorit Rajonal të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, situata konsiderohet jashtëzakonisht kritike. “Ne po luftojmë një betejë që shkon përtej kufijve njerëzorë. Nëse nuk arrijmë të ndalojmë frontin shkatërrues, pasojat do të jenë makth”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




