Zjarret përfshijnë Shqipërinë, Rama falënderon strukturat në terren: Të gjithë janë në gatishmëri

Aktualitet | 1 vit më parë

Ndërsa vatrat e zjarrit vazhdojnë të përfshijnë Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin e tij për të gjitha strukturat që po luftojnë për të vënën nën kontroll flakët. Rama falënderoi forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat prej javësh ndodhen në terrene të vështira malore për të ndaluar përhapjen e zjarreve.

Vlerësim, kryeministri, shprehu edhe për kryepolicin e Delvinës, Agim Troci, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar flakët që dolën jashtë kontrollit në disa fshatra të zonës.

“Me falënderim e respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit, po ashtu me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën. Po ashtu për zjarrfikësit, forcat e Urgjencës Kombëtare dhe të Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare”, shkroi Rama.

Prej javësh, vendi po përballet me vatra të shumta zjarresh, ku në disa raste janë rrezikuar banesa dhe biznese. Pas evakuimit të tre fshatrave në Delvinë disa ditë më parë, një situatë e ngjashme është shënuar edhe në zonën e Borshit, ku flakët janë afruar shumë pranë banesave dhe objekteve hoteliere ku ndodhen pushues.

Për shkak të situatës kritike, janë bërë evakuime të 40 banorëve dhe pushuesve, ndërsa vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për të vënë flakët nën kontroll.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme