Kavajë- Vodhën para nga një banesë dhe automjet, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 1 vit më parë

Dy persona janë vënë në pranga nga blutë e Kavajës pasi akuzohen për 2 vjedhje.

Sipas policisë, 29-vjeçari Nazim L., dhe 46-vjeçarja Gentiana Gj., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të vjedhur shuma parash në një banesë  dhe në një automjet në fshatin Qerret të Kavajës.

29-vjeçari Nazim L. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në muajin dhjetor 2024, është larguar nga ambientet e policisë së Elbasanit dhe javën e fundit ai dyshohet se është strehuar në banesën e 46-vjeçares Gentiana Gj.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Precedenti”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

N. L., 29 vjeç, banues në Elbasan dhe G. Gj., 46 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dhe provat e siguruara (përfshirë pamjet filmike), ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret, Kavajë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme