Erasmus+ në zemër të historisë, një eksperiencë unike në Gjirokastër

Aktualitet | 1 vit më parë

Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës vazhdon të zgjerojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe të ofrojë mundësi konkrete për shkëmbime akademike. Një prej shembujve më të veçantë është përvoja e Anës, studente nga Madridi, e cila aktualisht po zhvillon praktikën e saj si arkeologe pranë Kalasë së Gjirokastrës.

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Shkollës së Lartë të Restaurimit dhe Konservimit në Madrid, Ana ka ardhur në Shqipëri për një eksperiencë unike praktike në fushën e arkeologjisë.

“Quhem Ana dhe jam studente në shkollën e lartë të Restaurimit dhe Konservimit në Spanjë. Erdha në Gjirokastër falë një marrëveshjeje të Gjirokastrës me atë tonin dhe mua dha mundësia këtu në një gërmim arkeologji në kalanë e Gjirokastrës”.

Përmes kërkimeve në terren dhe njohjes me trashëgiminë kulturore të zonës, ajo jo vetëm po forcon aftësitë profesionale, por edhe po përjeton nga afër kulturën shqiptare.

“Në studimet e mia fokusohem në restaurimet e objekteve arkeologjike. Këtu punoj me arkeologë duke gërmuar materiale si gurë, qeramika dhe skelete. Kjo përvojë më bëri shumë mirë, më lejon të takoj njerëz të rinj dhe të futem në një kulturë të ndryshme nga e imja. E rekomandoj këtë mundësi për këdo që po e mendon”, tha ajo.

Universiteti i Gjirokastrës është sot një nga institucionet që i jep përparësi ndërkombëtarizimit të studimeve, duke u bërë një qendër e rëndësishme shkëmbimesh akademike.

Me një pozicion të veçantë në jug të Shqipërisë dhe një histori të pasur kulturore, Gjirokastra shndërrohet në një laborator të hapur për kërkimin shkencor dhe përvojat ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme