Ankimoi masat e sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Apeli i GJKK0-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
Ky i fundit akuzohet nga SPAK për akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit.
Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e prokurorimit për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, procedura ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë, duke favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




