Plagosje me thikë në Durrës pas konflikti për lojën e dominove, arrestohet 68-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një 68-vjeçar dyshohet se plagosi me thikë një 70-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasi A. Zh., 68 vjeç, akuzohet se ka plagosur F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi te lulishtja pranë filialit të Postës Shqiptare, ku të moshuarit kanë qenë duke luajtur domino kur janë përfshirë në sherrin që përfundoi në plagosje me thikë.
“Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar u ndalua nga policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




