Ish-lojtari i NFL-së është autori i sulmit me armë në Nju Jork: Futbolli amerikan më dëmtoi trurin!

Katër persona përfshirë një oficer policie humbën jetën nga të shtënat me armë në qytetin Nju Jorkut mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet njoftuan se sulmi me armë ndodhi në Manhattan në një godinë ku kanë selinë kryesore kompani si “Blackstone”, “KPMG” dhe Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan apo siç njihet ndryshe “NFL”.
Pak orë pas sulmit autoritetet përkatëse kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatorin, identiteti i të cilit është Shane Tamura.
Për 27-vjeçarin, e lindur në Hauai, nuk ka qenë një rastësi vendi ku ka kryer atentatin pasi ai ka qenë në një ekip të futbollit amerikan të shkollave të mesme.

Në letrën e tij të lamtumirës atentatori shpjegonte se vuante nga një sëmundje cerebrale (Chronic Traumatic Encephalopathy), të cilën e kishte si pasojë e aktivizimit për një kohë të gjatë në këtë disiplinë. “Askush nuk duhet të praktikojë këtë sport, studioni trurin tim”, shkruante atentatori në letrën që i gjetën në xhepin e pantallonave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




