Lezhë- Aksident rrugor, makina përplaset me biçikletën, plagoset një 12-vjeçar, por është jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 19:40 në fshatin Mylte të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 12-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja D. N., 39 vjeçe, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




