Pakistan, Rrëshqitjet e gurëve në malin Karakoram i marrin jetën kampiones gjermane të biathlonit

Sport | 1 vit më parë

Laura Dahlmeier ka ndërruar jetë si pasojë e rrëshqitjeve të forta të gurëve në malin e Karakoram. Mediet gjermane kanë bërë me dije se incindeti që ndodhi të hënën në Pakistan kishte qenë fatal për sportisten e njohur 31-vjeçare, e cila mësohet të ketë humbur jetën në në majën Laila, rreth 5,700 mbi nivelin e detit.

Familjarët e saj i kanë kërkuar autoriteteve vendase që të mos shkojnë në vendngjarje për të rikuperuar trupin e biatletes duke i plotësuar kështu dëshirën e vajzës, e cila u kishte kërkuar që askush të mos shkonte ta ndihmonte në rast aksidenti.

Dahlmeier, e cila ishte eksperte në ngjitjen e maleve, ka fituar tri medalje (dy të arta dhe një bronzi) në Lojrat Olimpike Dimërore për Gjermaninë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme