Crystal Palace kërkon Bisseck, Interi vendos çmimin e lojtarit

Itali | 1 vit më parë

Ndërsa vëmendja është tek Ademola Lookman, objektivi kryesor i sulmit zikaltër, Interi vazhdon të bëjë lëvizje për largimin e lojtarëve. Transferimi i Buchanan drejt Villarreal është praktikisht i sigurt, dhe një vend së shpejti mund të bëhet i disponueshëm edhe në mbrojtje.

Zikaltërit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat e mundshme si për Bisseck ashtu edhe për Pavard. Të jemi të qartë: ata nuk janë në merkato, por Interi është i gatshëm të ulet në bisedime nëse merr oferta të rëndësishme.

Drejtuesit e Interit do të preferonin të sakrifikonin Pavardin, por oferta e Crystal Palace mund ta ndryshojë situatën. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi londinez duket i gatshëm të ofrojë një shumë prej 32 milionë eurosh për ta sjellë Bisseck në Premier League. Kontrata e tij ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh (që skadon në fund të korrikut).

Megjithatë, lojtari nuk duket i gatshëm të pranojë ofertat e klubit anglez, i cili do të garojë në Ligën e Konferencës vitin e ardhshëm. Qasja e Interit është praktikisht identike: qendërmbrojtësi gjerman nuk do të largohet për më pak se 40 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme