Asllani ka dy destinacione të preferuara në Serie A, Interi i trembet skenarit më të keq

Itali | 1 vit më parë

Kristjan Asllani kërkon të qëndrojë në Serie A, por kjo nuk është një risi duke parë refuzimin që i bëri ofertës së ardhur nga Spanja. Real Betis ishte gati të ofronte për shqiptarin deri në 15 milionë euro, por vetë lojtari frenoi gjithçka duke i treguar klubit milanez se i ka dhënë prioritet skuadrave italiane.

Sipas shtypit italian mësohet se Asllani i ka dhënë prioritet dy klubeve, konkrtetisht Bolonjës dhe Fiorentinës. Nëse në një të ardhme të afërt njëra prej dy skuadrave do të interesohej për mesfushorin atëherë ky i fundit do të ishte gati që të largohej nga “San Siro”.

Në këtë pikë Interi i trembet një skenari që do të ndikonte keq në strategjitë e merkatos së verës. Zikaltrit mendojnë se Bolonja dhe Fiorentina po presin ditët e fundit të gushtit dhe të propozojnë për lojtarin një huazim me të drejtë blerje ndërsa klubi shpreson që të arkëtojë menjëherë 15-18 milionë euro për shitjen e Asllanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme