Skemat lehtësuese të OSHEE, 8 mijë abonentë debitorë përfitojnë në rajonin jugor
Rreth 8 mijë abonentë debitorë në qarkun e Gjirokastrës do të përfitojnë nga skemat lehtësuese të ofruara nga OSHEE, në kuadër të marrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Drejtori i Furnizimit të Shërbimit Universal në Gjirokastër, Aurel Meci, bëri të ditur se akt-marrëveshjet do të aplikohen për të gjithë abonentët që kanë debi deri në dhjetor të vitit 2023.
Këto marrëveshje synojnë të ndihmojnë qytetarët në shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, duke shmangur penalitetet dhe duke përfituar nga kushtet lehtësuese të ofruara nga OSHEE.
“Është një skemë lehtësuese për rreth 8 mijë abonent, të cilët në rajonin Gjirokastër mbartin një debit, prej vitit 2023 e më përpara. Këto skema aplikohen lehtësisht në të gjitha KNK-t të rajonit jugor”, tha Meci.
Skemat e përshtatura mundësojnë lehtësi nga detyrimet e energjisë në shlyerjen deri në 120 këste sipas detyrimit për klientët jo familjarë.
Deri tani në FSHU rajoni jugor janë lidhur rreth 600 aktmarrëveshje me abonentë që kanë përfituar nga kjo skemë. Procesi vijon në të gjitha njësitë administrative të qarkut Gjirokastër si dhe në bashkitë Sarandë dhe Delvinë.
“Nga data 18 që kanë hyrë në fuqi, janë nënshkruar edhe 600 akt-marrëveshje në të gjithë rajonin, sidomos familjarë që kanë qenë pjesë që e kanë pritur këtë akt-marrëveshje.
Fushata informuese për këtë proces është shtrirë në të gjitha zonat, duke ftuar qytetarët të paraqiten pranë sporteleve për të përfituar nga lehtësitë. Numrin më të madh të debitorëve të energjisë e mban qyteti i Sarandës me 3500 të tillë.
Gazetare: S. Spaho
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




