Balluku paralajmëron aksione për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, nga 1 gushti nis zbatimi me IKMT dhe Policinë

Aktualitet | 1 vit më parë

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se duke nisur nga 1 gushti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të nisin aksione për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve rrugore kombëtare.

Sipas Ballukut, operacionet do të zhvillohen në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e territorit, ndërsa ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe raste ku vetë subjektet kanë reaguar duke liruar hapësirat në mënyrë vullnetare.

“Nga data 1 gusht IKMT dhe Policia e Shtetit do të ndërmarrin aksione konkrete për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare, duke respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi për mbrojtjen e territorit. Gjatë kësaj periudhe janë identifikuar raste reagimi të vetë subjekteve, që janë për t’u marr shembull. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë denoncimet kudo ku konstatojnë abuzime. Vetëm bashkë jemi të pandalshëm”, shkruan Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme