Rikthim në vendlindje – Dhimitraq Ndreko pas 19 vitesh në Santorini, investon në Kolonjë
Pas 19 vitesh punë në emigrim, Dhimitraq Ndreko është rikthyer për të investuar në vendlindjen e tij në Kolonjë.
Ai shprehet se kjo ka qenë dëshira e tij dhe se sot, pas 8 vitesh, ka arritur të ngrejë një biznes familjar.
“Investimi dhe dëshira për t’u rikthyer pas 19 vjetësh qëndrimi atje erdhi pasi arrita një eksperiencë pune. Dëshira ishte që atë eksperiencën ta sillja, ta transmetoja në qytetin tim, duke ditur që edhe fëmijët do të vinin të shkolloheshin këtu, t’i kisha afër, nën mbikëqyrje,” tregon z. Ndreko.
Ai më tej thekson se eksperienca e fituar në Santorini të Greqisë ka bërë që biznesi të jetë i suksesshëm dhe u bën thirrje të gjithë atyre që duan të investojnë në vendlindje, të mos ngurrojnë.
“Unë jam i kënaqur me klientelën që preferon lokalin tim. I qëndroj te koka nga mëngjesi deri në darkë. Jam shumë i kënaqur. Bëj thirrje që çdo njeri në vendin e tij e gjen veten në qoftë se ka dëshirë për të punuar,” shprehet sipërmarrësi.
Gazetare: J. Lola
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



