Kodi i Ri Penal, LZHK kundër ndryshimeve të propozuara: Vihen re dy prirje të rrezikshme

Politikë | 1 vit më parë

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) është kundër Kodit të Ri Penal.

Ekrem Spahiu tha se propozimet e bëra janë masë ndëshkuese për qytetaret dhe lehtësuese për botën e krimit, për sa kohë, sipas tij, parashikohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë.

“Në draftin e Kodit të Ri penal vihen re dy prirje të rrezikshme: njëra është që shkeljet e vogla i klasifikon si vepra penale dhe i dënon me burgim, gjë që është një masë represive ndaj qytetarëve. Ndërsa tjetra është ajo që vrasësit serialë, të dënuar me burgim të përjetshëm, përfitojnë falje. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar rikonfirmon qëndrimin e saj se rikthimi i dënimit me vdekje për disa vepra penale është domosdoshmëri. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u bën thirrje institucioneve nismëtare që të tërheqin draftin e ri të Kodit Penal,” u shpreh bashkëkryetari i LZHK-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme