Rritet performanca në Portin e Durrësit, mbi 1.9 mln tonë mallra dhe 241 mijë pasagjerë në 6 muaj

Aktualitet | 1 vit më parë

Porti i Durrësit ka shënuar rritje të dukshme në të gjithë treguesit e tij. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1.9 milionë tonë mallra, 3.8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

”Vetëm këtë 6-mujor kemi patur një rritje prej rreth 3.8% sa i përket përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Gjithashtu importet kanë arritur në shifrën 1.4 milion tonë ndërsa eksportet kanë arritur në rreth 450 mijë tonë me një rritje të ndjeshme veçanërisht në sektorin e mallrave gjeneral ,me një rritje prej 66 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Kreshnik Bajraktari, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD.

Pozitiv ka qenë edhe bilanci i pasagjerëve dhe automjeteve në Terminalin e Trageteve. Janë përpunuar 241,490 pasagjerë, me një rritje 6% krahasuar me vitin e kaluar.

Në hyrje të vendit janë regjistruar mbi 112 mijë pasagjerë, ndërsa afro 130 mijë kanë udhëtuar jashtë. Po ashtu, mbi 104 mijë automjete janë përpunuar në port, një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Rritje ka pësuar edhe sektori i konteinerëve, me mbi 104 mijë njësi të përpunuara, që përfaqësojnë rreth 970 mijë tonë mallra.

Në veçanti, importet me konteinerë janë rritur me 10%. Porti i Durrësit vijon modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve, duke synuar forcimin si nyje e rëndësishme tregtare në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme