Kosova përfiton fonde nga BE, 2 mln euro nga miratimi i aplikimeve në Kornizën e Investimeve për rajonin

Kosovë | 1 vit më parë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se janë miratuar aplikimet e qeverisë në Kornizën e Investimeve të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vendi do të përfitojë mbi 2 milionë euro.

Përmes një mesazhi në rrjetin Facebook, Bislimi thotë se pavarësisht faktit që Kosova ishte prej dy vitesh nën masat ndëshkuese të BE-së, vitin e kaluar aplikuan në thirrjet e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit. 

“Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë eurosh, për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro,” shkruan Bislimi.

Pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e banuar me shumicë serbe në vitin 2023, përveç fondeve të bllokuara nga Korniza e Investimeve të BE, Kosova u pezullua edhe nga programi i Fondeve të Paraanëtarësimit IPA 2024, si dhe nga takimet e ekipeve në kundër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por nga muaji maj i këtij viti, siç njoftoi gjatë vizitës në Prishtinë edhe Përfaqësuesja e Lartë Evropiane, Kaja Kallas, Kosovës kanë nisur t’i hiqen gradualisht masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. 

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme