Ukraina sulmon depot e naftës, Rusia bombardon qytetet pranë Detit të Zi  

Europë | 1 vit më parë

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme të ndërsjellat, ku një depo nafte në Soçi mori flakë pas një sulmi të dyshuar me dron ukrainas. Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha se 127 zjarrfikës dhe dhjetëra automjete speciale po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Soçit pezulloi të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë për shkak të situatës së rrezikshme.

Ukraina ndërmori goditje të koordinuara kundër disa qyteteve në brendësi të Rusisë, duke përfshirë Ryazan, Penza dhe Voronezh. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se gjatë natës mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 93 dronë ukrainas.

Nga ana tjetër, Ukraina raportoi se Rusia lëshoi gjatë natës 83 mjete ajrore, përfshirë 76 dronë dhe 7 raketa. Sipas forcave ajrore ukrainase, 61 prej tyre u rrëzuan, por 16 dronë dhe 6 raketa arritën të godasin objektiva në të paktën tetë lokacione në Ukrainë.

Një nga goditjet më të rënda ishte në Mykolaiv, një qytet portual në jug të vendit, që prej muajsh ndodhet nën presion të vazhdueshëm të bombardimeve ruse. Zyrtarët lokalë konfirmuan se të paktën shtatë civilë u plagosën. Sulmi shkatërroi shtëpi banimi dhe infrastrukturë civile.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme