Anëtarësimi në BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

Ekonomi | 1 vit më parë

Në një kohë rekord, ndërmarrjeve shqiptare iu duhet të informohen e reagojnë për të dalë në tregun evropianë prej më se 465 milionë konsumatorë. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje që në këtë volum pune intensive, grupet e interesit, biznes e konsumatorë të përfshihen duke nisur nga sqarimi i rrethanave që së shpejti do të jetë realiteti i vendit.

“Në shumë tryeza që ne organizojmë del si një shqetësim shumë i madh nga përfaqësuesit e biznesit, mospërgatitja ende e grupit të interesit për të qenë pjesë e tregut të përbashkët unik. Do të thotë po reformat janë shumë të rëndësishme por të shoqërohen gjithashtu me komunikim”, tha Krisela Haçkaj eksperte e integrimit evropian.

Përveç komunikimit, ekspertët shohin si faktor veprues përgatitjen e atyre që shumë shpejt do iu duhet të prodhojnë brenda një tregu evropianë.

“Është sfidues jo vetëm për qeverinë që është pala kryesore me të cilën KE negocion, por dhe për shoqërinë. Anëtarësimi i përshpejtuar duhet të përkthehet në një ingranazh me efikas të përfshirjes së grupeve të interesit. Nëse shpejtësia nuk do të jetë pak e shumë e përafërt do të kemi humbës nga ky proces”, tha Haçkaj.

Ekspozimi i përfitimeve dhe rrezikut për biznesin janë pjesë e ingranazhit të transformimit drejt BE-së që nuk mund të shihet vetëm si detyrim i aktorit kryesor për informim se sa si përfshirje aktive e vetë biznesit

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme