Arbitra shqiptarë në Europa League

Sport | 1 vit më parë

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Zrinjski Mostar-Breidablik, e vlefshme për turin e tretë të Europa League, që do të luhet më 7 gusht në orën 20:00.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e tij. Olsid Ferataj do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa Albert Doda do të jetë asistent në VAR.

Arbitrat shqiptarë po drejtojnë thuajse çdo javë ndeshje në kompeticionet zyrtare të UEFA-s dhe kanë marrë vlerësime pozitive për performancën e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme