Sopoti prezanton trajnerin e ri

Kategoria e Dytë | 1 vit më parë

Sopoti, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë këtë sezon, ka prezantuar trajnerin e ri. Rrahman Hallaci do të drejtojë skuadrën nga Librazhdi këtë sezon me objektivin e qartë, ngjitjen në Kategorinë e Parë.  

“Zyrtare! Trajneri i ekipit tonë për sezonin 2025-2026 do të jetë Rrahman Hallaci. Hallaci është prezantuar sot para drejtuesve dhe lojtarëve të ekipit! Hallaci vjen me synime të qarta ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Me një karrierë të pasur si futbollist por dhe si trajner Hallaci sjell eksperiencën e tij ne Librazhd. Puna për sezonin e ri do të fillojë nesër”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme