Zjarret në Delvinë dëmtuan bujqësinë, bletarinë dhe blegtorinë
Dëmet e shkaktuara nga zjarret e disa ditëve më parë janë konsideruar të mëdha, sidomos në fshatrat Vergo, Senicë, Kopaçez, Palavi dhe Kalasë.
Përfaqësues të emergjencave civile pranë Bashkisë Delvinë bëjnë me dije se janë evidentuar dëme në ullishte, pemëtari, bletari dhe në blegtori.
“Nga përllogaritja e përafërt që është bërë, janë mbi 15 mijë rrënjë ulliri. Kemi dëme në bletari, mbi 200 koshere. Kemi edhe raste të djegies të të imtave nga zjarri, mbi 17 krerë nga verifikimet që janë bërë. Dardha e pemëtari të dëmtuara kemi afërsisht nja 2 mijë rrënjë. Kemi 600–700 hardhi të djegura.“
Zjarri që përfshiu fshatrat e bashkisë së Delvinës dëmtoi banesa, ullishte e blegtori. Fshati i cili pati dëmtimet më të madh ishte Senica me 15 banesa të djegura, kishën 200-vjeçare të fshatit dhe 500 rrënjë ullinj.
Ndërsa autoritetet e fshatit vijojnë të bëjnë përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara. Zjarret e shfaqura mëngjesin e së hënës në malin e Skërficës janë neutralizuar momentalisht
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



