I skadoi kontrata me Milanin, Luka Jovic transferohet në Greqi

Luka Jovic do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. Ish-sulmuesi i Milanit ka nënshkruar një kontratë me AEK-un e Athinës.
Klubi grek njoftoi këtë transferim në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit:
“AEK FC njofton transferimin e sulmuesit të kombëtares serbe Luka Jovic, i cili luajti për Milanin për dy vjet. Luka Jovic ka lindur më 23 dhjetor 1997. Ai e filloi karrierën e tij te Ylli i Kuq i Beogradit dhe u bashkua me Benfikën në vitin 2016”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




