Futbolli gjerman në zi, ndahet nga jeta Frank Mill

Futboll Bota | 1 vit më parë

Futbolli gjerman është në zi: Frank Mill, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në Botërorin “Italia 90”, ka vdekur në moshën 67 vjeçare, raporton Bild.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Fortuna Düsseldorf vdiq nga një atak në zemër. Ai kishte vuajtur më parë nga një sëmundje e ngjashme në fund të majit, pasi mbërriti në aeroportin Malpensa për një dokumentar mbi “Italia 90”.

Në atë rast, ekipet e shpëtimit, që mbërritën me helikopter, arritën ta ringjallnin atë pas disa minutash pa ndjenja. Ai ishte trajtuar së fundmi në Essen, raporton Bild. Mill lë pas gruan e tij, Vanessa, dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i birësuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme