Dramë në shtëpinë e Portos, ndërron jetë drejtori sportiv, Jorge Costa

Futbolli portugez ka pësuar një humbje të rëndë. Drejtori sportiv i Portos, Jorge Costa, ka ndërruar jetë nga një atak kardiak në moshën 53-vjeçare. Një ish-trajner dhe një figurë kyçe për ekipin gjatë gjithë karrierës së tij, ai ndërroi jetë në Spitalin São João të Portos, ku vdiq në orët e para të pasdites. “O Bicho”, siç njihej në atdheun e tij, u sëmur rreth drekës në Olival, në qendrën stërvitore të klubit portugez. Ai u trajtua menjëherë nga ekipi mjekësor i klubit me përdorimin e një defibrilatori dhe u shtrua në kujdes intensiv, por gjendja e tij nuk u përmirësua.
Pasi dha një intervistë me një stacion televiziv lokal (rreth orës 12:30), Costa u ndje keq dhe humbi ndjenjat. Gjendja e tij u duk menjëherë shumë serioze. Drejtori sportiv kishte pësuar një atak në vitin 2022, nga i cili u shërua më vonë. Tani vjen tragjedia që ka tronditur të gjithë botën e futbollit portugez.
Ai luajti 383 ndeshje për Porton, duke shënuar 25 gola, dhe bëri 50 paraqitje për ekipin kombëtar, duke shënuar dy gola. Me Porton, përveç tetë titujve të ligës, ai fitoi një Ligë Kampionësh, një Kupë UEFA dhe një Kupë Ndërkontinentale si lojtar. Pasi e përfundoi karrierën e tij me Standard Liège, Costa filloi të bëjë rolin e trajnerit përpara se të kthehej te Dragoes, duke shërbyer si drejtor sportiv nën drejtimin e Villas-Boas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




