Ministri lituanez: Incidenti me dron, shenjë alarmante të përhapjes së agresionit rus

Botë | 1 vit më parë

Lituania paralajmëron për “një përhapje alarmante të agresionit të Rusisë” në territorin e NATO-s, pasi konfirmoi se një dron rus, që shkeli hapësirën ajrore të vendit, javën e kaluar, mbante eksplozivë edhe nëse ende besonte se kaloi kufirin aksidentalisht.

Incidenti i shtyu autoritetet në Vilnius të kërkonin mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore nga NATO.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, tha se “Të hënën e kaluar, një dron ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore lituaneze. Ky shënon incidentin e dytë të tillë në më pak se një muaj. Shkelje të ngjashme të hapësirës ajrore janë raportuar edhe kohët e fundit nga aleatë të tjerë. Këto incidente të përsëritura përfaqësojnë një shenjë alarmante të përhapjes së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në territorin e NATO-s. Ne nuk mund të kompromentojmë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë, as integritetin e hapësirës ajrore të NATO-s . Ne duhet të mbetemi vigjilentë, pasi kërcënimi është real dhe në rritje”.

Përmes një reagimi, ministri tha se “sot i dërguam një letër të përbashkët NATO-s duke kërkuar masa të menjëhershme për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes ajrore në Lituani dhe për të përshpejtuar zbatimin e plotë të modelit të mbrojtjes ajrore me rotacion”.

“Mbrojtja ajrore është jetike për sigurinë e Aleatëve. Sigurimi i Krahut Lindor të NATO-s duhet të mbetet një përparësi kryesore për Aleancën”, thekson në reagim ministri i jashtëm në Lituani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme